• April 19, 2024 7:49 am

VIDEO/ Situata e koronavirusit në Kukës nuk është e rëndë, thotë Hasan Halili

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Hasan Halili, i rikthyer si drejtor i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, shprehet se situata e koronavirusit nuk është në gjendje kritike.

Duke folur për RTSH Kukësin, Halili shprehet se edhe shifrat e larta të të infektuarve që kanë dalë ditët e fundit në Kukës, nuk janë rezultat i një dite, por i disa ditëve bashkë.

Dy ditë më parë në Kukës u raportuan 27 raste të reja me Covid-19, por sipas Halilit ato shifra janë të 3 ditëve bashkë.

Sipas tij, 21 përqind e tamponeve të bërë në Kukës, janë pozitivë.

Më poshtë kronika e RTSH Kukësit:

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *