
Tahir Shehu nga Bicaj është një ndër hidraulikët më të njohur të zonës.
Ai për vite me radhë ka punuar si pjesë ujësjellësit të Kukësit, ndërsa tani ndodhet në moshën e pensionit.
Por kjo nuk e ka ndaluar atë që të jetë aktiv.
Në një reportazh për gazetaren Besjana Gërmizi, Shehu tregon për jetën e tij dhe se si bashkë me kolegët e tjerë, instaluan lidhjet e ujësjellësit për qytetin e Kukësit dhe jo vetëm.
Ndiqeni reportazhin e RTSH Kukësit: