• April 20, 2024 11:21 am

Me afrimin e stinës së verës, Kukësit priten ti rikthehen edhe turistët.

Vitet e fundit, turizmi duket se është ringjallur në Kukës, me grupe të ndryshme që kanë bërë ecje malore në bjeshkët e Kukësit.

Shtegu i Ngjyrave, Shishtaveci, Stanet e Brekies, Bjeshkët e Çajës, Shkalla e Keqe, Tërshena, janë disa prej zonave që janë vizituar vitet e fundit nga turistët që kanë ardhur në Kukës.

Ndërkaq, ditët e fundit, disa grupe operatorësh turistikë kanë mbërritur në Kukës, për të marrë më shumë informacione për historinë e Kukësit dhe për të gjetur hapësira të reja për ti shfrytëzuar për turizëm.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *