
Pasi ua mori tokat, duke mos u dhënë asnjë dëmshpërblim, Edi Rama sot nxorri pamje nga rrethrrotullimi në periferi të Kukësit, që lidh aeroportin me Rrugën e Kombit.
Sipas Ramës ka përfunduar mbikalimi i rrugës së aeroportit dhe është gati për të pritur flukset që do të sjellë programi i fluturimeve.
‘Mirëmëngjesi dhe me mbikalimin e përfunduar të rrugës së aeroportit të Kukësit, gati për flukset që do të sjellë së shpejti programi i fluturimeve të kontraktuara tanimë, ju uroj një të diel të paqtë’, shkruan Rama.
Rama theksoi gjatë fjalës së tij në ceremoninë e inaugurimit se aeroporti i Kukësit do të kthehet në një pikë referimi për të gjithë rajonin.