VIDEO/ Ura e re izolon Kukësin, Gjici: I kam dërguar letër Ramës

Projekti i urës së madhe që bllokon hyrjen për në qytetin e Kukësit, po kundërshtohet edhe bashkia.

Kryebashkiaku Safet Gjici gjatë inspektimit të punimeve për ndërtimin e disa banesave sociale në qytetin e Kukësit, tha se shqetësimi është i drejtë dhe si bashki ka dërguar shkresa zyrtare kryeministrit Rama, Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Koncensionarit për ndërtimin e by-pasi që do të mundësojë hyrjen e mjeteve në qytet nga ura e vjetër mbi Drinin e zi, që njihet si ura e Mamzit.

Sipas projektit Ura e Re e Madhe në Rrugën e Kombit do të zëvendësojë  urën e vjetër ekzistuese që ka më shumë se 45 vite që mban ‘mbi supe’ me mijëra mjete përgjatë viteve.

Ura e vjetër do të qëndrojë si relike e kohës dhe nuk do të shërbejë më as si urë kalimi për rrugë dytësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *