
Në Bicaj po rritet një talent në pikturë.
Bëhet fjalë për vajzën e re Valmira Beqiraj.
Nxënësja e shkollës së Mesme ‘Bajram Abdiu’ në Bicaj ka hapur edhe ekspozitën e saj të parë të madhe.
Pas disa ekspozitave në shkollë, vajza bicjane këtë herë ka hapur një ekspozitë në Kukës, ku është pritur në mënyrë mjaft të mirë.