• Thu. Apr 25th, 2024

VIDEO/ “Wizz Air” nis në maj fluturimet nga Kukësi, ja kush janë destinacionet  

Kompania e fluturimeve “Wizz Air” do të nisë fluturimet në maj nga aeroporti i Kukësit në tre vende europiane.

Në një intervistë për RTSH-në Drejtori Ekzekutiv i Wizz Air, Jefzos Varandi, thotë se kompania do të shtojë linja si nga Kukësi po ashtu edhe nga Tirana.

“Ne kemi njoftuar fluturime drejt Zvicrës Austrisë dhe Gjermanisë dhe sigurisht për sa kohë që këto fluturime do të nisin së shpejti, ne do të shohim kërkesën e klientëve se ku do të donin ata të fluturonin. Në bazë të kërkesave ne do të shohim mundësitë për rrugë të tjera dhe fluturime të tjera”, tha Varandi.

Drejtori Ekzekutiv i “Wizz Air”, Jefzos Varandi, e cilëson Shqipërinë si treg strategjik.

“Shqipëria është një treg strategjik për Wizz Air. Reagimi që ka tregu shqiptar për produktet tona është shume i fortë . Kështu që ju duhet të prisni nga ne shtim të avionëve, hapjen e rrugëve të reja dhe natyrisht më shumë punësim,”tha ai.

Po ashtu Varandi tha se rritja e shpejtë e bazës së “Wizz Air” në Shqipëri e ka vënë kompaninë përballë sfidës së punësimit.

“Sfida që ne kemi tani është të vazhdojmë të sigurojmë punësimin e njerëzve, trajnimin e tyre që të jenë gati për fluturime. Ne po rritemi në treg jo vetëm në numër pasagjeresh por edhe në punësim. Kështu që mirëpresim çdo shqiptar që do të na bashkohet në Wizz Air. Por nëse do të kemi mungesa në tregun e punësimit këtu ne do të tërheqim njerëz nga rrjeti ynë që të sigurohemi që kemi njerëzit e duhur”, tha Varandi.

“Wizz Air”, është një ndër linjat më të mëdha ajrore Low Cost në Evropën Qendrore dhe Lindore. Ndërsa Shqipëria është baza kryesore e kompanisë për Ballkanin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *