• April 20, 2024 8:59 am

VIDEO/ Zgjedhje në pandemi, kuksianët ‘të etur’ për fushatën elektorale

Qytetarët kuksianë duken të etur për të marre pjese ne fushata elektorale qe ndryshe nga herët e tjera këtë vit po zhvillohen ne kushtet e pandemisë për shkak të covid-19.

Ndonëse takimet e forcave politike po zhvillohen me numër të reduktuar pjesëmarrësish, serish qytetarët kuksianë shprehen se janë të interesuar të marrin pjesë, pavarësisht frikës për t’u infektuar me virusin e rrezikshëm.

Ata shprehen se më mirë të zbatojnë masat e pandemisë se sa të rrinë indiferente ndaj fushatës që po bëhet në qytetin e tyre.

Por nuk mungojnë as qytetarë që shprehen se është më mirë të injorojnë pjesëmarrjen në fushatë për shkak të covidit.

Fushata elektorale për zgjedhjet e përgjithshme, do të zgjasë deri në datën 23 prill, për të ja lënë vendin heshtjes njëditore zgjedhore dhe më pas votimit më 25 prill.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *