VIDEO/ Zjarrfikësit kuksianë nderojnë kolegët e tyre

Kjo verë shënoi vatra të shumta zjarri jo vetëm si pasojë e temperaturave të larta, por edhe të zjarrvënieve të qëllimshme.
Me të gjithë këto situata të vështira u përballën struktura të ndryshme dhe një rol të rëndësishëm pati edhe Drejtoria e Shërbimit Zjarrfikës Kukës dhe specifikisht zjarrfikësit.
Ndërkohë data 9 dhjetor cilësohet si dita e tyre pasi është 75 vjetorit i krijimit të Drejtorisë së Mbrojtes nga Zjarri dhe Shpëtimit.
Në këtë kuadër u zhvillua një aktivitet ku u ndanë mirënjohje për ish punonjësit model dhe shembuj të zjarrfikëses që kanë kontribuar me vite në këtë sektor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *