• Fri. Apr 26th, 2024

Vizitë në një plantacion me Aronia në Prishtinë-Nga Admir Sinamati

Dje, së bashku me Dr. Naim Halitin isha në Prishtinë ku soditëm nga afër plantacionin e mbjellë me Aronia, pronë e mikut dhe kolegut tonë dr. Naim Uka.

Rezultatet e një pune të palodhur 4-vjeçare të dr. Naimit ishin një prodhim i bollshëm dhe shumë kualitet i frutit të Aronias Natyrale që sot nga studime shumë të besueshëm po e trajtojnë si fruti biomjekësor antioksidant nr. 1 në botë.

Në bazë të të dhënave klinike në literaturën mjekësore, konsumimi i rregullt i Aronias ka efektet vijuese në organizëm:

-Rritet imuniteti; Vitamina C dhe polifenolet pengojnë infeksionet bakteriale dhe virale si dhe shfaqjen e qelizave kanceroze, parandalon virozat dhe ndihmon shumë në infeksionet urinare (çaji i aronias). Aronia vret qelizat malinje.

-Zvogëlon sasinë e sheqerit në gjak

-Ul tensionin e gjakut

-Zvogëlon nivelin e LDL, kolesterolit dhe triglicerideve; krahas lipostatineve (vit B2, B3,B5, B6), kështu pengon aterosklerozën dhe ngushtimin e enëve të gjakut

-Zvogëlon mundësinë për infarkt të zemrës dhe shkurton kohën e shërimit pas atakut kardiak; duke normalizuar tensionin e gjakut, duke zvogëluar yndyrat e këqija në gjak – kështu përmirësohet qarkullimi i gjakut

-Zvogëlon shtimin në peshë si përbërës i recetave dietetike në obezitet

-Freskon lëkurën, rritë elasticitetin dhe pengon formimin e rrudhave

-Aronia e freskët është paksa e vështirë për gëlltitje, por ky veprim adstringjent është shumë efikas në qetësimin e dhembjeve të stomakut dhe shërimin e inflamacioneve të mukozës se stomakut dhe zorrëve.

-Përparësia e jashtëzakonshme e aronias është se fryti nuk akumulon elementet si plumbi, kadmiumi, arseniku etj, përkundrazi e pastron mëlçinë dhe organizmin si tërësi nga metalet e rënda dhe elementet radioaktive, prandaj është mirë të konzumohet gjatë dhe pas radio dhe kimioterapisë tek pacientet me kancer.

-Pengon formimin e trombozave venoze; polifenoli përmirëson mikroqarkullimin

-Përmirëson shikimin, pengon kataraktën dhe ndryshimet degjenerative në sy.

-Ndikim pozitiv ka edhe në shumë organe tjera në organizem.

-Hulumtimet klinke të shumta flasin që nuk ka ndikim negativ, nëse nuk tejkalohet sasia ditore prej 300 g (fruta).

Pra miku im Dr. Naim Uka, përveç kontributit të drejtpërdrejtë nëpërmjet profesionit si mjek ka gjetur edhe një formë tjetër ndihme për njerëzit duke kontribuar me anë të mjekësisë natyrale, nëpërmjet kultivimit të këtij fruti “magjik”.

U largova nga parcela vetëm pasi u sigurova se mora mjaftueshëm Aronia për nevojat e mia.

Ftoj të gjithë miqtë e mi ta bëjnë frutin e Aronias pjesë të dietës pasi do të përfitojnë shumë nga efektet kurativo-ushqyese të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *