• April 19, 2024 2:51 pm

Vizitoni Kukësin natyral-Nga Arben Vata

(Një propozim portaleve apo blogerëve për turizëm të brendshëm e cilësor)

Këto janë foto të perzgjedhura sot rastësisht në një grup në Facebook, që reklamojnë bukuritë natyrore të zonës së Kukësit.

Si këto foto e vende, madje shumë më të mira, ka pafund në çdo cep të Shqipërisë, Kosovës e më tej, kudo ku jetojnë shqiptarë.

Që nga Ksamili e pjesa tjetër e bregdetit, Shqipëria e Mesme dhe e Veriut, Prizreni, Gjakova, Peja, Prishtina e deri në Mitrovicë. Po ashtu vende të bukura e të përshtatshme për turizëm ka edhe në qytetet shqiptare në Mal të Zi dhe Maqedoni.

Në fakt, ka disa faqe e grupe në Facebook apo platforma të tjera që reklamojnë secila natyrën dhe resurset turistike të lokaliteteve të tyre.

Por, a nuk do të ishte më mirë për të gjithë që të kishte një faqe apo grup të përbashkët, ku secili që kërkon të shkojë e vizitojë një zonë të caktuar të gjejë menjëherë informacion për zonat turistike e ato historike, restorantet, hotelet e vende të tjera për të kaluar kohën e lirë?

Në këtë mënyrë do të shmangej zhgënjimi që ndeshim shpesh në disa zona, ku përveçse nuk shijon bukuritë e zonës, nuk merr as shërbimin e duhur në hotele e restorante.

Një iniciativë e tillë do të ishte pozitive dhe domethënëse edhe për turistët e huaj që vijnë në Shqipëri vetë apo që dëgjojnë këshillat e miqve të tyre shqiptarë kudo ku jetojnë në botë.

Në këtë grup të përbashkët, secili mund të publikojë foto, video apo tekste me rekomandime apo përjetime të vetat në zona të caktuara.

Ndoshta virusi e pati këtë ‘të mirë’, që në kushtet e izolimit global të vizitojmë e njohim më mirë e më shumë trojet tona, bukuritë dhe historinë e tyre.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *