Edhe Policia e Kukësit është përfshirë nga ndryshimet e drejtuesve.
Kështu Edmond Sulaj që mbante deri më tani detyrën e drejtorit të Policisë së Kukësit, është larguar dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Policinë e Shtetit.
Vendin e tij e ka zënë, Arben Dashi.
‘Drejtues i Parë Arben Dashi, deri tani Drejtor i Drejtorisë kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH, emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës’, njofton policia.
Gjithashtu është ndryshuar edhe zv/drejtori.
Kështu Komisar Ermal Lila, deri tani Zv/drejtor për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Durrës.
Vendin e tij e zë Drejtues Sokol Cana, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Gjirokastër, emërohet Zv/drejtor për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës.