• Thu. Apr 25th, 2024

Vllaznia fiton me Kukësin, Tirana shpallet kampione  

Tirana shpallet zyrtarisht kampione e Shqipërisë nga ‘divani’ i shtëpisë, dhe këtë e ka dhuratë nga Vllaznia.

Humbja e papritur e Kukësit 1-0 në Shkodër në javën e 34-t, i ka dhënë automatikisht bardhebluve titullin e 25-të kampion. Një paraqitje për të ardhur keq ajo e verilindorëve në Loro Boriçi, të cilët me shumë mundësi kanë luajtur ndeshjen më të keqe të sezonit, pasi nuk e kanë goditur asnjëherë portën kundërshtare në 90 minuta.

Të dy skuadrat janë treguar shumë të kujdesshme në minutat e para, duke u munduar të studiojnë lojën e njëra-tjetrës dhe janë përplasur më shumë në mesfushë.

Shkodranët janë shfaqur pak më kërkues në fillim të takimit dhe shkëndijën e parë e ka dhënë Sidorenko në minutën e 5-të me një gjuajtje nga jashtë zonë, që u bllokua nga portieri Avdyli.

Më pas ishte Avdyli, ai i cili në minutën e 17-të provoi me një gjuajtje nga jashtë zonës, por pa rezultat. Në të 27-ën Vlaznia pretendon për një 11-metërsh për rrëzim të Gilman Likës në zonë, por gjyqtari Alla nuk mendon ashtu dhe ka të drejtë.

Një minutë më vonë janë sërish shkodranët që provojnë me Zogajn, por goditja e këtij të fundit nuk ishte e mirë. Ajo që ka lënë për të dëshiruar ishte paraqitja e Kukësit në 45 minutat e para, ku ka krijuar një volum të madh loje në mesfushë, por është treguar i paqartë në 30 metrat e fundit, duke mos e goditur asnjëherë portën e vendasve. Skuadrat shkojnë në pushim në barazim 0-0.

Ndërkohë edhe pjesa e dytë nis nën diktatin e Vllaznisë, e cila i afrohet golit në minutën e 54-t me Zhunior, por potieri Avdyli bën një pritje fantastike. Ky moment duket se ka zgjuar Kukësin, që fillon të shikojë më shumë nga porta shkodrane, por i mungon rrezikshmëria.

Gjithsesi rastet për shënim i ka Vllaznia, e cila në minutën e 70-ë humbet një mundësi të artë: në fillim gjuajtja e Sidoreknos përplaset në shtyllë, në tentativën tjetër është një lojtar i verilindorëve, që ka largon topin thuajse nga vija fatale.

Hyrja e Shkurtajt në vend të Kuper përmirëson disi lojën sulmuese të miqve, por jo aq sa ta rrezikojë seriozisht portën e shkodranëve. Kur dukej se gjithçka po shkonte drejt një barazimit, ishte Adili ai, që mendoi të prishë mallkimin e golit për Vllazninë, pasi në minutën e 87-ë shënoi në portën e miqve me kokë.

Nuk ka më kohë dhe vërshëllima tri herëshe e gjyqtarit ka vulosur fitoren 1-0 të shkodranëve, që i kanë bërë kështu një dhuratë Tiranës, e cila ka nisur festën si kampionia më e re e Shqipërisë falë 7 pikëve diferencë me Kukësi, kur ka edhe 2 javë për t’u luajtur.

Skuadra më e titulluar shqiptare, i ka shtuar koleksionit të saj trofeun e 25-të, i cili vjen pas 11 vjetësh agjërim. Ndërsa fitorja 1-0 i vlen Vllaznisë mbajtur gjallë shpresat për të shmangur zonën Play off.

PJESA I

5′ Sidorenko jep shkëndijën e parë në ndeshje. Sulmuesi godet fort nga jashtë zone, por Avdyli ndodhet i pozicionuar.

17′ Adili gjuan nga jashtë zone, por goditja e tij nuk përbën rrezik për Kukësin.

27’ Vlaznia pretendon për një 11-metërsh për rrëzim të Golman Likës në zonë, por gjyqtari Alla nuk mendon ashtu dhe ka të drejtë.

28′ Zhunior pason te Zogaj, por ky i fundit godet keq.

45′ Mbaron pjesa e parë. Vllaznia më këmbëngulëse, Kukësit i mungon qartësia.

PJESA II

54′ Avdylo fantastik. Portieri i Kukësit shpëton ekipin nga goli i Zhunior duke bërë një pritje fantastike. Avdyli i pakalueshëm

Kukësi zgjohet më në fund dhe fillon të shikojë më shumë nga poruta shkodrane.

Largohet Kuper, futet Vasil Shkurtaj.

70’ Gilman Lika fut bukur në zonë një tip nga djathta e sulmit, Portieri avdyli del keq dhe Sidorekno godet, por topi përplaset në shtyllë dhe kthehet në këmbët e një tjëter në lojtari të shkodranëve, që gjuan sërish portën tentativën e radhës është një tjetër lojtarë që

74, Shkurtaj merr një pasim të mirë në hyrje të zonë, por vonohet shumë dhe pastaj gjuan keq.

2′ Kukësi për mëshirë, Lulaj heq golin e Vllaznisë në momentin vendimtar.

76′ Ethemi ka rast të mirë të shënojë, por nxitohet dhe godet dobët.

87’ ishte Adili, ai që mendoi të prishë mallkimin e golit për Vlazninë, pasi në minutën e 87-ë shënoi në portën e miqve me kokë.    

VLLAZNIA: Sherri, Shtubina, Shehi, Adili, Kruja, Zogaj, Krymi, Marku, Sidorenco, Silvio, Lika. Trajner: H Dedja.

KUKËSI:  Avdyli, Musta, Lulaj, Teqja, Maliqi, Musolli, Limaj, Rroca, Abazaj, Ethemi, Kuper. Trajner: O.Shehi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *