• Thu. Apr 25th, 2024

Vrasja e Klodian Rashës/ Kuksianët dalin në protestë para drejtorisë së policisë

Pas vrasjes së  25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë në ‘Ditën e Rinisë’, ka bërë që këtë të mërkurë të dalin në protestë një grup të rinjsh dhe qytetarësh në Kukës.

Qytetarët kanë protestuar para Drejtorisë Vendore të Policisë.

Qytetarët shihej të mbanë në duar një pankartë të madhe ku shkruhej ‘A keni fëmijë ju’, dhe kërkuan dorëheqjen e ministrit Lleshaj dhe drejtuesve të Policisë së Shtetit dhe zbatimin e ligjit.

Ata vazhduan duke hedhur akuza për Policinë e Shtetit duke e cilësuar polici kriminale dhe të korruptuar që solli një viktimë tjetër.

‘Kjo është fytyra e Sandër Lleshit. Sot jemi mbledhur para policisë vendore si qytetarë të lirë për të shprehur indinjatën tonë dhe të rinjve shqiptarë për këtë akt kriminal’, u shprehën ata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *