Vritet një kuksian në Kavajë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kavajë, ku kanë humbur jetën dy persona.

Njëri prej tyre fatkeqësisht është nga Kukësi.

Policia e Tiranës bën të ditur se, ai është Altin Rexha, 43 vjeç nga Kukësi.

Por policia ben te ditur se: Nga verifikimet e sakta të kryera nga grupi hetimor, pas gjetjes së dokumenteve të identifikimit, shtetasi Altin Rexha e ka ndryshuar emrin dhe në dokumente e ka Sali Rexha.

Njoftimi paraprak i Policisë së Tiranës:

Më datë 29.03.2023, në Kavajë, tek kryqëzimi i valutës, ka ndodhur një konflikt midis dy shtetasve, ku shtetasi Edmond Gosa 43 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin Altin Rexha, 43 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur me armë zjarri shtetasin Edmond Gosa.

Si pasojë e plagëve të marra të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve paraprake në vendngjarje, do të kemi një informacion vijues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *