
Ambasadorja Yuri Kim, e shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kanë vizituar sot qytetin e Kukësit.
Këtë vizitë e ka bërë të ditur kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, i cili ka pritur ambasadoren Kim dhe ministren e Shëndetësisë.
Gjici ka shpërndarë në rrjetet sociale fotot e rastit dhe shkruan:
Kënaqësi të prisja sot, Ambasadoren e SHBA- së në Tiranë #YuriKim, si dhe Ministren e Shëndetësisë #Ogertën, ku vizituam qendrën Shëndetësore në fshatin #Shtiqën me të gjitha kushtet bashkëkohore dhe moderne.