
24 orët e fundit në Kukës nuk ka pasur asnjë rast të ri me koronavirus.
Lajmin e ka bërë të ditur ministria e Shëndetësisë.
Në raportimin e saj të përditshëm, sot Kukësi nuk ishte në listën e zonave me raste të reja.
2 raste janë në Has, ndërsa dhe Tropoja e ka pasur zero numrin e rasteve të reja.
‘Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 812 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 93 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 42 raste në Tiranë, 7 në Fier, 6 në Lushnje, 5 në Malësi e Madhe, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Korçë, Mirditë, 3 në Kavajë, nga 2 raste në Elbasan, Has, Vlorë, Librazhd, Gjirokastër, nga 1 rast në Devoll, Kamëz, Mat, Përmet’, thuhet në deklaratën e ministrisë së Shëndetësisë.