Zero raste me koronavirus sot në Kukës

Zero raste sot në Kukës nga koronavirusi Covid-19.

Kështu raporton sot ministria e Shëndetësisë, që nuk e ka Kukësin në listën e zonave me numra të infektuara.

Edhe Hasi dhe Tropoja nuk janë sot në listën e ministrisë së Shëndetësisë.

‘Gjatë 24 orëve të fundit tonë janë kryer 878 testime.

102 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4633 që nga fillimi i epidemisë.

Nga totali i testimeve, 168 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:

76 raste në Tiranë, 15 raste në Lezhë, 13 raste në Krujë, 7 raste në Korçë, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Shkodër, Durrës, Kurbin, Lushnje, 4 raste në Fier, Elbasan, Berat, Gjirokastër, 2 raste në Vlorë, Kamëz, Selenicë, Klos dhe nga 1 rast në Devoll, Mirditë, Librazhd, Mat, Pogradec, Malësi e Madhe, Kolonjë’, njofton Ministria e Shëndetësisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *