
Kanë përfunduar gjatë ditës së sotme edhe zgjedhjet për kreun e PD-së në Has.
Ajo që ka rënë në sy është fakti se ka pasur një rekord pjesëmarrje në këto votime, duke shënuar 1016 anëtarë të PD-së që kanë votuar.
Edhe gara mes kandidatëve ka qenë mjaft e fortë.
Në fund kandidati Elez Maçi ka fituar me 539 vota.
429 vota ka marrë kandidati tjetër Demush Kastrati.
Ndërkaq, 48 vota kanë dalë të pavlefshme, një numër i lartë krahasuar me bashkitë e tjera.