• April 23, 2024 10:59 am

Dy turistë të huaj, të cilët po lëviznin në këmbë nga Valbona drejt Thethit janë zhdukur, që prej mbrëmjes së djeshme.

Sipas policisë, kërkimi për turistët nga Suedia dhe Rusia po bëhet me këmbë, pasi është terren shumë i vështirë.

Dy personat, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë i ditur, kanë humbur çdo kontakt me familjarët dhe dyshohet se celularët iu janë fikur, pas rënies së baterisë.

Policia njofton se edhe alpinistët e vendit, i janë bashkuar grupit të kërkimit.

Njoftimi i policisë së Tropojës:

Më datë 03.06.2021, në mbrëmje, në Valbonë, dy turistë, nga Suedia dhe Rusia, kanë humbur rrugën duke eksploruar territorin nga Valbona në drejtim të Thethit.

Menjëherë janë angazhuar Forcat e Policisë së Tropojës për gjetjen e tyre. Për shkak të terrenit të vështirë vazhdojnë kërkimet nga punonjës policie që po kontrollojnë territorin me këmbë.

Kërkimet intensive nga shërbimet e Policisë kanë vazhduar që prej mbrëmjes së djeshme, kur turistët kanë shkëputur kontaktet për shkak të fikjes së celularëve nga rënia e baterisë.

Punonjësve të Policisë që janë në kërkim të turistëve i janë bashkuar edhe alpinistët e vendit.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *