Zjarret në Kukës, jo vetëm në Majën e Rrunës, por edhe në Koritnik

Shtohen vatrat e zjarreve në Kukës.

Përveç majës së Rrunës që ka ditë që po digjet, sot pranë staneve të Morinit në Koritnik janë identifikuar disa vatra aktive.

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se në Majën e Rrunës po vepron helikopteri, ndërsa në Koritnik kanë shkuar punonjës të ADZM-së Kukës dhe të njësisë administrative Tërthorë.

Situata e zjarreve në Kukës:

Bashkia Kukës, Maja e Rrunës – Sot situata paraqitet më e qetë, megjithatë krahas ndërhyrjes së helikopterit holandez Chinook, vijon puna në terren nga FA, zjarrfikësit lokalë dhe punonjësve të njësisë administrative.

Bashkia Kukës, në vendin e quajtur stanet e fshatit Morin, në afërsi të malit Koritnikut, brenda parkut natyror Korab-Koritnik zonë e mbrojtur, vijon të jetë aktive vatra, sot janë angazhuar 5 punonjës të AdZM Kukës dhe 10 forca të njësisë administrative Tërthorë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *