
Prefekti i Kukësit, Zenel Kuçana, thotë se zjarret në Majën e Rrunës vijojnë prej 24 ditësh tashmë. Kuçana shprehet se momentalisht janë 3 vatra aktive që po monitorohen.
Sipas tij, rrezik është ardhja e një vatre zjarri nga Puka, në drejtim të fshatit Çam të njësisë administrative Malzi.
‘Kemi 24 ditë punë nga toka dhe ajri, aktualisht janë tre vatra zjarri në Majën e Rrunës që po monitorohen.
Me rrezik është ardhja e një vatre zjarri nga Puka, në drejtim të fshatit Çam, të njësisë administrative Malzi. Kjo vatër është nën monitorim dhe vrojtim nga forcat operacionale, ende nuk ka përllogaritje të saktë, por dëmi nga zjarret është i madh te Maja e Rrunës.
Duhet të modernizohet më shume shërbimi zjarrfikës duke iu përshtatur kushteve konkrete dhe sipërfaqeve pyjore’, tha ai.