• Thu. Apr 25th, 2024

Zyrtare, Jorgo Pëllumbi prezantohet te Kukësi

Jan 28, 2022

Jorgo Pëllumbi është zyrtarisht lojtari më i ri i Kukësit. Klubi verilindor, ka njoftuar ditën e sotme, firmën me korçarin, deri në fund të sezonit në formën e huazimit nga kroatët e Varazdin.

Pëllumbi, i cili është edhe kapiten i Shpresave, e njeh mirë kampionatin shqiptar, për shkak se para kalimit në Kroaci, kishte shkëlqyer me Skënderbeun.

Përveç Kukësit, në Shqipëri interes për mbrojtësin kishin shfaqur edhe Vllaznia, Teuta e Dinamo, por në fund verilindorët arritën një marrëveshje me lojtarin dhe klubin e Varazdin.

Njoftimi i klubit të Kukësit:
Klubi i Kukësit njofton se mbrojtësi Jorgo Pëllumbi është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Mbrojtësi 21-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë huazimi nga klubi i Varazdin deri në fund të sezonit, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Mbrojtësi i Kombëtares U21 rikthehet në kampionatin tonë pas një aventure në Kroaci, duke u vënë menjëherë në dispozicion të skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit. Pëllumbi e njeh mirë kampionatin tonë pasi ishte mbrojtësi i Skënderbeut para transferimit në kampionatin kroat.
Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mbrojtësit dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Skeda e Lojtarit:
Emri: Jorgo Pëllumbi
Mosha: 21 vjeç
Kombësia: Shqiptar
Gjatësia: 1.86 m
Pozicioni: Qendërmbrojtës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *