
Para 1 ore Luma Post lajmëroi se Skënder Gega do të jetë trajneri i ri i Kukësit.
Pak minuta më parë, klubi i Kukësit e ka zyrtarizuar trajnerin e ri.
Njoftimi i Klubit të Kukësit:
ZYRTARE!
Klubi i Kukësit njofton se trajneri i ri i skuadrës, do të jetë Skënder Gega, pasi palët kanë arritur ditën e sotme akordin.
Prezantimi i trajnerit të ri, do të bëhet ditën e hënë në sallën e konferencave në stadiumin “Air Albania”, në orën 11:00.
Klubi i uron mirëseardhjen trajnerit Gega dhe suksese me ekipin tonë!