• Wed. Apr 24th, 2024

Zyrtarizohet kandidati i parë për kreun e PD-së në Kukës

Partia Demokratike ka hyrë në një fazë të zgjedhjes së kryetarëve në rrethe.

Edhe dega e Kukësit pritet që të zgjedhë kreun e ri të demokratëve.

Një ditë më parë është zyrtarizuar edhe kandidati i parë për PD-në e Kukësi.

Ai është Irel Elezi, i cili ka bërë edhe një reagim në Facebook, që mund ta ndiqni më poshtë.

Në kuadër të ngritjes së strukturave drejtuese dhe zgjedhjeve që po zhvillohen brenda Partisë Demokratike sot dorëzova dokumentacionin për kandidimin si Kryetar i PD-së Kukës.

I lidhur me këtë parti që në fillimet e saj dhe pas një aktivizimi mbi 20-vjeçar , duke pa dhe situatën e krijuar , kam vendos që tu kërkoj votbesimin demokratëve të Kuksit për drejtimin e degës.

Degë simbol e PD-së dhe së djathtës shqiptare e për rrjedhojë dhe me shumë përgjegjsi.

Ua kërkoj votbesimin për të bërë të mundur që të gjithë bashkë të rindërtojmë një PD të fortë .

Të rindërtojmë shtëpinë tonë politike që të jetë shpresë për kuksianët dhe të ardhmen e Kuksit.

Këtë kandidim e shoh si detyrë dhe përgjegjsi ndaj gjithë demokratëve kuksianë , ndaj komunitetit tonë, dhe për këtë kërkoj votën dhe ndihmën tuaj!

Zoti e boftë më të mirën për kuksianët dhe Kuksin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *