Temperaturat mëngjesin e sotëm në Kukës kanë shënuar -6 Gradë, duke sjellë edhe ngrica dhe akull në rrugët e zonës.
Prej ditësh, qarku i Kukësit vijon të jetë i mbërthyer nga moti i ftohtë dhe acari duke sjellë ngrica e akull në rruge.
Rekomandohet kalimi me zinxhirë në akset nacionale të Kukësit, Tropojës e Hasit.
Më shumë se 10 borëpastruese janë të angazhuar për të mbajtur hapur rrugën e Kombit, nga tuneli i Kalimashit drejt Morinit.
Moti i keq ka shkaktuar edhe ndërprerje të energjisë në disa fshatra, si Berbat, Pac, Salcë dhe Hysenukaj në Bashkinë Tropojë dhe Bushtricë, Gryk –Çaj dhe Ujmisht në Kukës.
Punonjësit e OSHEE janë në terren për zëvendësimin e shtyllave të dëmtuara.