• Sat. May 4th, 2024

Sezoni turistik në Kukës, qendrat shëndetësore në shërbim edhe të turistëve

Ardhja e sezonit veror  ka shtuar masat në qendrat shëndetësore të qarkut Kukës, me qëllim ofrimin e shërbimit shëndetësor jo vetëm për banorët por edhe për turistët që zgjedhin këtë rajon.

‘Në të gjitha zonat qendrat shëndetësoren janë të furnizuara me medikamentet dhe mjetet e nevojshme. Pas planeve të shpenzimeve të 2024 këto zona shëndetësore kanë marrë materialet  e nevojshme për rastet emergjente’, tha Hasan Halilaj.

Hasan Halilaj, Drejtor i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor thotë se në zonat turistike  funksionojnë jo vetëm qendrat shëndetësore por edhe autoambulancat duke ofruar shërbim të shpejtë edhe për turistët.

‘Në Tropojë dhe Valbonë, por edhe në zonat e tjera kemi qendrat shëndetësore ose ambulancat funksionojnë më së mirë’, tha ai.

Një vit më parë qendrat shëndetësore të qarkut Kukës u ofruan shërbim 328 turistëve të huaj. /RTSH

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *