• Sun. May 26th, 2024

Kukësi i rënë në Kategorinë e Parë, por kërkon finalen e Kupës

Kukësi është i fokusuar i tëri në Kupën e Shqipërisë.

Tani, praktikisht të rënë nga Superiorja, verilindorët duan të shpëtojnë në njëfarë mënyre sezonin, duke shkuar në finalen e Kupës dhe më pas të tentojë për ta fituar atë. Ndryshe nga sa ka treguar në kampionat, ku nuk kanë munguar rezultatet zhgënjyese, Kupa ka treguar një histori tjetër, edhe pse aty kanë zhvilluar vetëm katër takime.

Verdheblutë që sezonin e ardhëm do të jenë pjesë e elitës, edhe pse një skuadër e Kategorisë së Parë, patën shfaqur ambicien për të avancuar sa më gjatë në Kupë. Mirëpo, me anë të cinizmit dhe eksperiencës, ishin blutë ata që kaluan më tej. Në çerekfinale u ra përballë një tjetër pretendent, Partizani. Edhe pse u mundën në ndeshjen e parë 0-1, ekipi i Devollit u ktheu reston në atë të kthimit nga ruleta e penalltive dhe kështu siguruan një biletë për në gjysmëfinale.

Pasi bënë dy surprizat e para, treguan “dhëmbët” edhe kundër Tiranës në ndeshjen e parë, ku fituan me rezultatin 2-0, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt finales. Tani, detyra e tyre është që të ruajnë këtë avantazh dhe të mos munden me dy gola diferencë, që duket një mision plotësisht i mundur, duke parë rrugëtimin që kanë bërë deri më tani në këtë kompeticion.

Nga ana tjetër, Kukësi shpreson të përsërisë pikërisht Tiranën e disa viteve më parë, me bardheblutë që ranë nga kategoria, por në fund fituan pikërisht Kupën. Kësaj here janë blutë që mund ta ripërsërisin të njëjtën gjë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *