• Sat. May 4th, 2024

VIDEO/ Borë dhe akull, kujdes kur udhëtoni në Rrugën  e Kombit, ka dhe aksidente

Mëngjesi i sotëm e ka gjetur zonën e Kukësit dhe veriun e Shqipërisë të përfshirë nga moti i keq me reshje të shumta shiu dhe dëborë ne lartësi.

Siç mësohet, në Rrugën  e Kombit ka pasur reshje të shumta bore, por më problematike janë shfaqur ngricat në rrugë, për shkak të reshjeve dhe temperaturave të ulëta.

 

Një aksident është shënuar pranuar traut të Kalimashit.

Siç shihet nga pamjet e siguruara, një automjet ka dalë nga rruga afër traut duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, fatmirësisht pa lëndime në njerëz.

Mësohet se në automjet udhëtonin tre persona, të tre të palënduar.

Policia bën thirrje për kujdes gjatë udhëtimi me makinë në Rrugën e Kombit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *