Reshjet e dëborës në zonën e Kukësit, kanë sjellë vështirësi të shumta.
Nga raportimet në terren mësohet se është problematike zona e Shishtavecit, ku reshjet e dëborës e kanë ‘zhdukur’ rrugën.
Në pamjet e mbërritura në redaksinë e Luma Post, duket se nuk është ndërhyrë për të hapur rrugën.
Probleme edhe në zonën e Grykë Çajës, ku bora ka arritur në 50 centimetra, duke bllokuar gjithë zonën. Edhe këtu nuk ka asnjë ndërhyrje nga autoritetet shtetërore.
Banorët bëjnë thirrje që të hapen rrugët.