• Mon. Apr 29th, 2024

Dogji një makinë në Bushtricë, arrestohet i riu

Policia në Kukës ka vënë në pranga një të ri të shpallur në kërkim për shkatërrim të pronës me zjarr, të kryer në bashkëpunim.

Njoftohet se në pranga është vënë O. D., 25 vjeç, banues në fshatin Vilë.

Të riut, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.

25-vjeçari dyshohet se më 1 nëntor, në dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë i kanë djegur automjetin një qytetari me iniciale V. Gj., të cilin e kishte parkuar afër banesës.

Njoftimi i Policisë së Kukësit:

Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.

Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim O. D., 25 vjeç, banues në fshatin Vilë, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim. 

Ky shtetas, më datë 01.09.2021, në fshatin Bushtricë, dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë, i ka djegur automjetin shtetasit V. Gj., të cilin e kishte parkuar afër banesës. 

Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *