• Fri. Apr 26th, 2024

FOTO/ ‘Festa e ditëlindjes u kthye në tragjedi’, kush janë 3 kuksianët e aksidentit fatal në Librazhd

Feb 2, 2022

Tre persona gjetën vdekjen në një aksident tragjik që u regjistrua mëngjesin e djeshëm në aksin nacional Elbasan-Librazhd.
Ngjarja ndodhi rreth orës 09:10 minuta kur dy automjete gati sa u përplasën midis tyre, ndërsa njëra prej tyre përfundoi në ujërat e lumit Shkumbin, dhe për pasojë, një çift me origjinë nga Kukësi humbi jetën bashkë me një 18-vjeçar.

Familja Keqa, me orgjinë nga fshati Kalis i Kukësit, po udhëtonte në drejtim të Korçës me një automjet tip ‘Benz’ kur në vendin e quajtur ‘Kthesa e Murrashit’ ka dalë nga rruga, në përpjekje për të shmangur përplasjen me një automjet tip ‘Ford’, drejtuesi i të cilit është nga Elbasani.

Automjeti u përmbys në ujërat e lumit, duke qenë fatale për çiftin Elmi Keqa, 53 vjeç dhe Elona Keqa, 35 vjeçe, si dhe për 18- vjeçarin Elis Sulmataj. Nga ngjarja e rëndë kanë mbetur të plagosur edhe të rinjtë Ambra Halili, 20 vjeçe, si dhe E. Keqa, 10 vjeç.

Dy të plagosurit, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, pasi morën ndihmën e parë mjekësore në spitalin lokal, u dërguan me urgjencë në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë.

Familja me origjinë nga Kukësi ishte nisur drejt zonës së Korçës për të festuar ditëlindjen e njërit prej tyre, por udhëtimi u kthye në tragjedi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *