• Fri. Apr 26th, 2024

Klubi i Kukësit: Nuk kemi dënuar asnjë futbollist

Klubi i Kukësit ka reaguar sot në lidhje me një lajm që janë dënuar dy futbollistë.

Sipas medieve, Dashamir Xhika dhe Vesel Limaj janë dënuar për protestë.

Por klubi reagoi sot duke hedhur poshtë lajmet.

Reagim zyrtar i Klubit të Kukësit:

Marrë shkas nga shkrimet e fundit në media, ku aludohet se klubi i Kukësit ka dënuar dy futbollistët Dashamir Xhika dhe Vesel Limaj për protestë, klubi i Kukësit e ndjen detyrim të sqarojë opinionin publik dhe mediat se asgjë nuk është e vërtetë në këtë mes.

Klubi i Kukësit i siguron të gjithë se nuk ka asnjë pakënaqësi mes futbollistëve dhe klubit dhe kërkon nga mediat të jenë më serioze në mënyrën se si i trajtojnë gjërat dhe të mos aludojnë e shpikin gjëra të paqena.

Në çdo ndeshje që Kukësi luan, stafi teknik bën përzgjedhjen e futbollistëve në bazë të stërvitjeve apo formës së futbollistëve. Askush në ekip nuk është i paprekshëm dhe te gjithë luftojnë për të marrë vendin e titullarit.

Në vend që të aludoni për shpifje dhe lajme jo të vërteta, mund të merrni për lajm faktin se në ndeshjen ndaj Teutës, Kukësi ka aktivizuar disa futbollistë të rinj në moshë që mund të jenë e ardhmja e futbollit shqiptar.

Angelo Tafa, Redon Dragoshi, Altin Bytyçi, Zenel Gavazaj janë futbollistë të rinj në moshë që po ju jepet besim dhe po bëjnë paraqitje dinjitoze.

Kërkojmë nga mediat që para se të shkruajnë lajme jo të vërteta, të marrin një informacion pranë zyrës së shtypit dhe të tregohen seriozë në raportime ashtu siç klubi tregohet serioz me mediat!

Faleminderit,

Zyra e Shtypit

FK Kukësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *