• Fri. Apr 26th, 2024

Vetingu është diskriminim njerëzor dhe profesional -Nga Gëzim Allaraj

Aristidhi filozof në epokën e lashtë ishte shumë i papëlqyer nga publiku dhe i përgojuar prandaj e gjeti zgjidhjen.

Kur dilte shëtitje merrte me vete qenin gjithnjë dhe pas ca kohe i preu bishtin qenit. Kur e pyetën pse?

Tha: le të merren me bishtin e qenit ca kohë që të më lejnë rehat mua.

Në Shqipëri është praktikë pune nga gazetarët dhe sidomos nga analistët që të merren me bishtin e prerë të qenit.

Nuk e shikojmë se të gjithë këto ditë merren me termin “malok”.

Kur Unioni i Juristëve të Pavarur e kishte parashtruar dhe argumentuar bazuar në Kushtetutë dhe Akte Ndërkombëtare se vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve është diskriminim njerëzor dhe profesional dhe jo një bisht qeni i prerë për tu marrë me të por një çështje legjitime për tu trajtuar dhe kundërshtuar gazetarët, politikanët, diplomatët madje vetë gjyqtarët dhe prokurorët bënin të “diturin”, por të heshturin tani merren me bishtin e prerë të qenit të Aristidhit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *