• Fri. Apr 26th, 2024

6 ditë pasi u zhduk në Bjeshkë, vijon kërkimet për Meledin Adilin! Ende asnjë gjurmë

Gjashtë ditë pas denoncimit të familjarëve në policinë e Kukësit, ende nuk ka asnjë gjurmë për Meledin Adilin, 26-vjeçarin nga Borja, i cili humbi në Bjeshkët e Sharrit, ne kufirin Shqipëri-Kosovë.

Prej ditësh banorët e zonës, Policia e Kosovës dhe Kukësit janë  të angazhuar një operacion kërkim-shpëtimi i cili po vazhdon ende. Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, nga 5 shtator operacioni është zgjeruar dhe në këtë operacion përveç policisë së Kosovës dhe Kukësit janë përfshirë FSK-ja, Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim dhe vullnetar.

Ndërkohë operacionit i është bashkuar edhe Njësia e Reagimit të Shpejt si dhe hetuesit rajonal te Dragashit për të marr rastin në kompetencë. Përveç  personelit të përfshirë në këtë rast, FSK-ja ka përdorur për kërkim edhe qentë e terrenit dhe motoçikleta me 4 rrota për teren malore.

Po ashtu Policia e Kukësit ka përdorur për kërkim edhe qentë e terrenit dhe motoçikleta me 4 rrota për teren malore.Po ashtu Policia e Kukësit ka përdorë dhe vazhdon ta përdor dronin. 26-vjeçari  Medelin Adili humbi të hënën e 5 shtatorit teksa po mblidhte boronica në bjeshkët e Sharrit të Kosovës.

Prania e mjegullës ka shkaktuar dhe humbjen e rrugës në kthim të të riut. Atë ditë doli në bjeshkët e fshatit Brod, Komuna e Dragashit për të mbledhë Boronica, kur shokët e tij janë kthyer nga bjeshka ai nuk është kthyer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *