32 mijë e 163 shqiptarë nga Kosova kanë vizituar Shqipërinë vetëm gjatë kësaj fundjave.
Pandemia nuk i ndali për të vizituar Shqipërinë në këtë nisje të nxehtë të majit me temperatura të larta.
Ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi për mediat e Kosovës ka bërë me dije shifrën, ndërkohë ka theksuar se vetëm të dielën kanë ardhur 5 mijë qytetarë.
Duket se edhe këtë sezon turistik, Shqipëria do të presë mijëra turistë nga Kosova, ashtu si vitin e kaluar kur pandemia nuk i pengoi për të ardhur.