• Thu. May 2nd, 2024

Rrebeshe shiu në Kukës, shuhen të gjitha vatrat e zjarrit

Prej disa minutash në qarkun e Kukësit kanë filluar reshje të dendura shiu dhe breshëri.

Raportohet se si pasojë e reshjeve janë shuar të gjitha vatrat e zjarrit në këtë qark, të cilat shkaktuan dëme të mëdha.

Nga zjarri aktiv prej disa ditësh, u dogjën rreth 2 mijë hektarë pyje e kullota.

Situata më problematike u paraqit mbi tunelin e Kalimashit, ku flakët u përhapën me shpejtësi duke rrezikuar hyrjen në tunel, por falë ndihmës dhe mbështetjes së Forcave të Sigurisë së Kosovës, u bë e mundur shuarja dhe izolimi i plotë i flakëve masive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *