• Fri. Apr 26th, 2024

Gjatë ditës së djeshme situata e zjarreve në Kukës ishte më e qetë falë reshjeve të shiut të cilat ndihmuan në shuarjen e vatrave.

Koordinatori i Përgjithshëm i Prefekturës në Kukës, Ilmi Lisha u shpreh se aktualisht zjarret janë fikur, por në Lakun e Thive dhe Lakun e Mollave ka ende disa mbetje zjarri, për të cilat bashkia po merr masat që zjarri të shuhet plotësisht.

Po ashtu ai theksoi se ende nuk ka një bilanc përfundimtar të djegieve, por dëmet janë të konsiderueshme.

‘Situata e zjarrit ditën e sotme është e kontrolluar. Në përgjithësi të gjithë zjarret janë fikur nga shiu që ranë dje. Nga verifikimi i gjendjes në zonë në quajtur në Lakun e Thive dhe Laku i Mollave ka disa mbetje pasi shiu nuk e ka dhënë efektin e plotë dhe po marrin masat e duhura.

Bashkia me forcat e veta po punon për ta mbyllur përfundimisht situatën e zjarrit. Ndërhyrja nga ajri nuk është e domosdoshme. Verifikimet vazhdojnë të bëhen dhe besoj se është djegur një sasi e konsiderueshme’, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *