• Tue. Apr 30th, 2024

Drejtori i WizzAir: Nga Kukësi në Vienë, bileta e avionit kushton 20 Euro

Feb 11, 2022

Në një intervistë përballë Blendi Fevziut, drejtori i Wizz Air, Jozsef Varadi ka treguar më me detaje përsa i përket operimit të kësaj kompanisë në vendin tonë.

Jozsef Varadi: Me Shqipërinë kemi një histori të gjatë, për herë të parë kam ardhur në aeroportin e Tiranës para 20 vitesh, por atëherë nuk ishte aq komerciale. Më pas filozofia e biznesit u bë më e mirë, këto ndryshime na kanë tërhequr.

Për momentin kemi 6 avionë, por sot kemi lajmëruar edhe 2 të tjerë dhe bëhen 8. Nuk kemi bazë në Kukës, i drejtojmë nga këtu.

Blendi Fevziu: Kam dëgjuar se ju keni 45 për qind të tregut, ka qenë Shqipëria një nivel suksesi?

Jozsef Varadi: Po, sidomos gjatë periudhës së pandemisë.

Blendi Fevziu: Cilat do të jenë destinacionet e radhës?

Jozsef Varadi: Le të themi kështu, sot u lajmëruan 42 destinacione nga Shqipëria.

Blendi Fevziu: Sa kushton një biletë me Wizz Air?

Jozsef Varadi: Me Wizz Air bileta shkon 20 euro.

Jozsef Varadi: E zëmë se unë jam nga Kukësi, sa duhet të paguaj për në Vjenë?

Blendi Fevziu: 20 euro nga Kukësi në Vjenë?
Jozsef Varadi: Po.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *