
Aksident i rëndë në Kukës.
Një i ri ka humbur jetën pasi është përplasur nga një makinë tek vendi i quajtur ‘Ura 6-metroshe’.
Shoferi është 47-vjeçari A. B., nga fshati Shtiqën që është shoqëruar në polici.
Policia e Kukësit/ Informacion paraprak
Më datë 12.01.2022, rreth orës 16:30, në vendin e quajtur ‘Ura 6-metroshe’, shtetasi A. B., 47 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, duke drejtuar automjetin tip ‘Volkswagen’, ka aksidentuar shtetasin S. D., 30 vjeç, i cili levizte me biçikletë, ku për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.