
Nje aksident ka ndodhur diten e sotme ne rrugen Kukes-Uzine, ku ka mbetur i plagosur 67-vjecari me inicialet B. P.
Policia ka arrestuar shoferin 38-vjecar nga Bushati, Kukes.
Policia Kukës:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin S. Gj., 38 vjeç, banues në fshatin Bushat, Kukës.
Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Kukës-Uzinë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin B. P., 67 vjeç, banues në Kukës.
I dëmtuari, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin rajonal Kukës, është transportuar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.