• Fri. Apr 26th, 2024

Denoncimi ndaj ish-kryebashkiakut reagon PD e Kukësit: Akuza qesharake

Partia Demokratike e Kukesit ka reaguar pas denoncimit qe bashkia e Kukesit me Safet Gjicin, kane bere ndaj ish-kryebashkiakut, Bashkim Shehu.

‘Keto akuza qe ngjajne me “gjyqet ne emer te popullit “ i konsiderojme teresisht politike dhe njekohesisht qesharake’, thuhet ne reagimin e bere nga PD e Kukesit.

DEKLARATE E PARTISE DEMOKRATIKE DEGA KUKES
Nisur nga konferenca e sotme per shtyp e te emeruarit ne krye te Bashkise Kukes, i duket vetja si pronar i Kukesit, qe tashme kryen edhe detyren e zedhenesit te Kontrollit te Larte te Shtetit, per kallzimin ne SPAK te ish kryebashkiakut z. Bashkim Shehu Partia Demokratike Dega Kukes deklaron:

– Nxitimi per te bere publik sajesen brenda insitucineve te shtetit monopartiak per te perbaltur ish drejtuesin e Bashkise Kukes, tregon shkallen e degradimit jo vetem te individeve qe mezi artikulojne, por te te gjithe ngrehines zullumqare qe ka uzurpuar kete vend.

Qytetaret kuksiane e kane mbeshtetur dhe vazhdojne ta mbeshtesin Partine Demokratike per shkak te politikave sociale dhe investimeve kolosale, (reale jo ne 3D) qe ua lehtesoi dhe permiresoi jetesen dhe jo se dikush ua paska paguar rrugen.
Kjo eshte praktika juaj.

Partia Demokratike ka qene dhe mbetet mbeshtetese e shtetit te se drejtes, por nuk mund te pranoje vullnete apo axhenda politike qe ta perbaltin ate me sajesa absurde dhe hamendesime per harxhime fondesh publike gjoja per fushata elektorale te PD-se. Keto jane shpufje per te cilat do te vije dita te mbani pergjegjesi!

Partia Demokratike, eshte partia qe njeh dhe respekton shtetin ligjor , por jo kulisat rilindase ku gatuhen akuza qesharake. Ne denojme çdo abuzim dhe abuzues me fondet publike qe kane destinacion qytetaret dhe permiresimin e jetes se tyre, ndaj dhe ju kerkojme institucioneve ligjore te zbatojne ligjin pa ndikimin e personave te veshur me pushtet politik.

Ndaj, keto akuza qe ngjajne me “gjyqet ne emer te popullit “ i konsiderojme teresisht politike dhe njekohesisht qesharake

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *