• Fri. Apr 26th, 2024

Dhunonte nënën, vëllai plagos vëllanë në Krumë

Nje ngjarje e rende ka ndodhur mengjesin e sotem ne qytetin e Krumes.

Dy vellezer jane perleshur pasi njeri prek tyre dhunonte nenen.

Gjate sherrit njeri nga vellezerit ka plagosur me thike vellain tjeter.

Policia e Hasit

Plagosi me mjet prerës vëllanë e tij, kapet në kohë rekord autori.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale mjeti prerës thikë.

Sot, rreth orës 07:55, në spitalin e qytetit Krumë ka shkuar i plagosur me mjet prerës shtetasi S. H., rreth 27 vjeç, banues në qytetin e Krumës.

Nga intervistimi paraprak shtetasi S. H. ka pohuar se ishte vetëplagosur në banesën e tij.ëMenjëherë grupi hetimor ka filluar hetimet dhe ka rezultuar se shtetasi S. H. ishte plagosur me mjet prerës thikë nga vëllai i tij, shtetasi R. H., pasi dhunonte të ëmën.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit. Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, në qytetin e Krumës, u bë e mundur kapja e autorit, shtetasit R. H., i cili shoqërohej së bashku me shtetasin G. B.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit G. B. iu gjet dhe sekuestrua mjeti prerës (thikë), me të cilin dyshohet se është plagosur 27-vjeçari.

Shtetasit R. H. dhe G. B. janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Has, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *