• Sat. Apr 27th, 2024

Shkarkimi i Rita Gjatit nga vettingu, bëri që pozicioni i kreut të Prokurorisë së Kukësit të ngelte bosh.

Por jo për shumë kohë.

Në mbledhjen e saj të radhës zhvilluar online këtë të premte, Këshilli i Lart i Prokurorisë (KLP), ka marrë disa vendime të rëndësishme për sa i pozicioneve të përkohshme të Drejtuesve të Prokurorisë pranë disa Gjykatave të Shkallës së Parë.

Ditën e sotme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur emërimin e një tjetër prokurori në këtë të detyrë, edhe pse si të përkohshëm.

Kështu, mësohet se Edmond Karriqi është caktuar përkohësisht në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Kukës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *