• Fri. Apr 26th, 2024

Partia Demokratike në Kukës ka hapur të shtunën fushatën elektorale.

Në ceremoninë e hapjes së fushatës për zgjedhjet e 25 prillit, përveç kandidatëve për deputetë, ishin të pranishëm edhe themelues dhe drejtues ndër vite të PD-së në Kukës.

‘Sot bashkë me kandidatët e tjerë për deputete te Partisë Demokratike e nisem zyrtarisht fushatën elektorale në Kukës me një takim me disa nga nismëtarët e themelimit të PD me 5 janar 1991 dhe disa funksionarë e zyrtarë të PD në vite.

Me 25 Prill ndryshimi nis nga Kukësi’, shkruan në Facebook drejtuesi Politik i PD-së në Kukës, Flamur Hoxha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *