• Fri. Apr 26th, 2024

FOTO/ Aksident në Rrugën e Kombit, përplasen 4 makina, ka të plagosur

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Rrugën e Kombit, pranë vendit të quajtur Skuraj.

Bëhet e  ditur se në aksident janë përfshirë tri automjete dhe një auto mikser. I plagosur nga kjo ngjarje ka mbetur drejtuesi i një prej automjeteve të përfshira në aksident, i cili mësohet se është dërguar në spital.

Gjithnjë sipas të dhënave paraprake, dyshohet se një automjet me targa të Kosovës ka përplasur disa mjete të tjera.

Dyshimet e para janë se ky aksident ka ndodhur për shkak të ngushtimit të rrugës ku po kryhen punime në ndarësen e urave përgjatë këtij segmenti nga firma mirëmbajtëse e rrugës.

Mësohet se në vendin e ngjarjes ka shkuar policia.

Si pasojë e aksidentit është bllokuar rruga dhe automjetet po kalojnë nga rruga e vjetër Rubik-Milot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *