• Sun. Apr 28th, 2024

FOTO/ U rindërtua para 8 vitesh, si po shkatërrohet rruga e Biceve nga harresa e pushtetit

Rruga Kukës-Bushtricë pjesë e aksit nacional Kukës-Peshkopi po shkon drejtë degradimit të plotë. Pamjet flasin për dëmtime të shumta të gjatësisë së këtij segmenti, sidomos nga fshati Nangë e deri në fshatin Kolesjan me një gjatësi prej afro 20 kilometra, ku gropat janë prezente kudo.

Drejtuesit e mjeteve e kanë shumë të vështirë për të lëvizur në këtë rrugë. Ky aks pavarësisht se është i tenderuar dhe jepen fonde për mirëmbajtje, drejtuesit dhe udhëtarët thonë se nuk është marrë asnjë masë për riparimin e gropave. Madje ka kohë që këto gropa janë prezente në rrugë.

Fshati Osmane përshkohet mes përmes nga rruga, e cila është plotësishtë e degraduar.

Kryeplaku i fshatit Avni Cena pohon se nuk ka lënë institucion pa u ankuar madje ka denoncuar edhe në polici, drejtuesit e makinerive të tonazhit të rëndë, pasi i akuzon si një ndër shkaktarët kryesorë për gjendjen e kësaj rruge, por ankesat e tij kanë rënë në ‘vesh të shurdhër’.

Vetëm para 8 vitesh kjo rrugë i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë, ndërtimit të trases, mureve mbajtëse, urave, kangjellave rrethuese e deri tek shtresat e asfaltit, por mungesa e vëmendjes dhe lëvizja e makinerive të tonazhit të rëndë në kapërcim edhe të kapaciteteve që mbanë rruga e kanë rikthyer këtë segment në një gjendje të mjeruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *