• Sun. Apr 28th, 2024

Covid-i/ Shifrat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë për Kukësin janë të pavërteta

Vijojnë shifra të larta të të prekurish në qarkun e Kukësit në raport me numrin e popullsisë. Gjatë 24 orëve të fundit raportohen për 11 raste të reja. Katër raste janë shënuar në Kukës, katër të tjerë në Has e tre në Tropojë.

Në luftë për të mposhtur virusin janë 342 qytetar në këtë qark, një pjesë e tyre po kurohen në spitalet e Prizrenit dhe të Gjakovës, pjesa e tjetër po e përballojnë në shtëpi, një numër i pa përfillshëm është në Tiranë

Vdekjet e qytetarëve shqiptarë të ndodhura në Kosovë shkaktuara nga kjo sëmundje në këto spitale nuk janë raportuar asnjëherë në përditësimin e të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, ndonëse janë një numër shumë i lartë viktimash që sipas zërave tejkalon numrin 100 që nga fillimi i pandemisë.

Shifra zyrtare që ka shënuar fatalitetet e ndodhura në spitalet e Kosovës të qytetarëve tanë asnjëherë nuk është publikuar në të dhënat e institucioneve shqiptare.

Nuk bëhet e dituar as sa është numri i plotë i qytetarëve shqiptarë që kanë marrë trajtim mjekësorë në Republikën e Kosovës për shkak të sëmundjes së Covid-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *