Gazetari dhe mjeku/ Kush janë dy intelektualët që i ‘hoqën’ titullin Veton Surroi

Pas letrës së hapur që dy intelektualë i drejtuan Këshillit të Qarkut Kukës, kryetari i Këshillit, Abdulla Domi i hoqi titullin ‘Nderi i Qarkut Kukës’ publicistit dhe politikanit Veton Surroi, titull që i ishte dhënë në vitin 2015.

Për interesin kombëtar, në nder të kontributit të dhënë nga vëllezërit kosovarë gjatë periudhës së spastrimit etnik nga Serbia në 1999, sipas gazetarit Baudin Murati dhe mjekut Misin Braha duhet të hiqej njolla e zezë nga zemrat dhe shpirti i banorëve të rrethit Kukës, Has e Tropojë, teksa kujtojnë deklaratën e Vetonit në televizionet kombëtare kundra Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në këto momente të vështira kur në Gjykatën Speciale të Hagës, UÇK akuzohet si lëvizje kriminale.

Ndër të tjera pretendimet e tyre vijojnë më tej me veprimtaritë publike në shërbim të propagandës kundra Luftës Çlirimtare, në vitet e pasluftës në Kosovë të Veton Surroit. Me frymën antikombëtare, shkruhet në letër, Veton Surroi publikoi në shtëpinë e tij botuese ‘Koha’, libra me tituj ‘Duart e Përgjakura’, ‘Këmbët e Gjarpërit’, ku janë hedhur fakte të pavërteta me urrejtje kundra luftës dhe ku UÇK konsiderohet si vrastare e njerëzve të pafajshëm. Më tej shpjegohet se librat i ka ribotuar në mijëra kopje dhe i ka promovuar në Beograd dhe që sot trillimet e bëra në libra përbëjnë platformën e akt akuzës në Hagë.

Këtë vendim kryeministri Rama e ka quajtur si lajthitje kolektive, teksa i ka bërë thirrje prefektit të qarkut të mos firmosë një akt të tillë, ndërsa kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici kërkoi ndjesë për veprimin e nxituar.

Prefekti do e rrëzojë vendimin dhe Veton Surroit do i kthehet titulli i nderit të qarkut Kukës, ndërsa pritet që të martë të ketë një konferencë sqaruese mbi këtë çështje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Ora e Bushit dhe 'nderi' i Surroit-Nga Arben Çejku

Sun Nov 29 , 2020
Më 10 qershor 2007, Shqipërinë e vizitoi për herë të parë një president amerikan, George W. Bush. Të gjithë vlerësuan se lajmi i ri dhe më i madh që solli ishte paralajmërimi për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, kur deklaroi se “mjaft është mjaft – enough is enough”! Gjithë kombi […]