• Fri. Apr 26th, 2024

Kukës, arrestohet 19-vjeçari nga Tirana

Policia e Kukësit ka vënë në pranga një 19-vjeçar, i cili është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm në drejtim të Kosovës, me destinacion vendet e BE-së.

‘Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës, në bashkëpunim me Njësinë e Sigurisë Rrugore të Autostradës Kalimash-Morinë,  kanë vijuar kontrollet në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë emigrantëve të paligjshëm, për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së. Si rezultat i kontrolleve u arrestua në flagrancë shtetasi K. S., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë,  duke transportuar me automjetin e tij tip ‘Hyundai’, emigrantë të paligjshëm, që të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin në drejtim të Kosovës, kundrejt fitimit’, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale ‘Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *